Shqip   English
 
Lajmet e fundit

» 16/03/23
👉Projekt i zbatuar nga Bashkia Elbasan - Shoqata Tjeter Vizion ( AL) Bashkia e Krushevës- Qendra për zhvillim të qëndrueshëm Alka (NMK) Financuar dhe mbështetur nga kontributi i EU.  me shume »

» 16/03/23
Bashkia Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Tjetër Vizion, tashmë ka nisur zbatimin e punimeve infrastrukturore në kuadër të zbatimit të projektit me titull “Krusheva dhe Elbasani – destinacione të njohura turistike” financuar nga Komisioni Europian.  me shume »

» 09/08/22
Krushevo and Elbasan Acknowledged tourism cb destination  me shume »

Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org

 👉Projekt i përbashkët ndërkufitar “Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur ndërkufitar turistik”

 

 

👉Projekt i përbashkët ndërkufitar “Krusheva dhe Elbasani – destinacion i njohur ndërkufitar turistik”
👉Projekt i zbatuar nga Bashkia Elbasan - Shoqata Tjeter Vizion ( AL)
Bashkia e Krushevës- Qendra për zhvillim të qëndrueshëm Alka (NMK)
Financuar dhe mbështetur nga kontributi i EU.
Kohëzgjatja e projektit: 30 muaj
Data e fillimit të projektit: 01.01.2022
Data e përfundimit të projektit: 30.06.2024
🟢Krusheva dhe Elbasani, si destinacionet e zonave ndërkufitare Shqipëri- Maqedoni, me një ofertë të kombinuar për turistët, si mjedisi, natyra e vlefshme, historia, kultura, potencialet e turizmit aktiv/aventuror (parashutizëm, sporte aktive, ecje në mal, sporte ujore), dhe shumë të tjera, kanë vendosur të shkojnë në nivelin më të lartë të kthimit të këtyre zonave si destinacione turistike me famë europiane.
🟢Me përmirësimet e propozuara të infrastrukturës për turizmin aktiv, veprimet e përbashkëta strategjike të planifikuara për zhvillimin dhe promovimin e një pakete turistike ndërkufitare, grupin unik të masave për ndërtimin e kapaciteteve, si dhe veprimet për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar të palëve të interesuara, projekti krijon mundësi të reja ekonomike për komunitetet urbane/rurale.
✅️Funari, perla e pazbuluar turistike mes katër liqeneve.
✅️Ne ju ftojmë të vini në Funar në një nga perlat turistike thuajse të pashkelura të qytetit të Elbasanit e cila rrethohet nga 7 male dhe përshkohet nga tre përrenj, Zaranika, Kusha dhe Zalli i Korrës.
✅️ Eja në Funar, në një zonë të pasur me pyje dhe me katër liqene, në një zonë me tradita historike dhe kuturore. Eja në Funar të provosh turizmin e aventurës, ngjitjen apo eksplorimin nga ajri me parashutizëm duke u hedhur nga Maja më e lartë e Korrës 1418 mbi nivelin e detit. Provoni shëtitjen me kajak në tre lumenjtë që nisin rrjedhën nga Funari, katër liqenet/rezervuarët artificial. Eja në Funar të eksplorosh hapësira të gjelbra me biçikleta dhe shijosh guzhinën tradicionale të zonës. Promovojmë turizmin, rrisim zhvillimin ekonomik.

Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by C&PR