Shqip   English
 
Lajmet e fundit

» 02/12/21
Termat e Referencës Ekspert i lartë në menaxhim  me shume »

» 08/09/21
Trajnimet profesionale, një mundësi në krijimin e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të jetesës për viktimat e trafikimit  me shume »

Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org

 Sherbime per Femije

                                                         QENDRA E SHERBIMEVE PER FEMIJE E FAMILJE NE VESHTIRESI

 

Projekti i “Qendres se sherbimeve per femije dhe familje ne veshtiresi” i fokuson aktivitetet e tij ne Prefekturen e Elbasanit, eshte impenjuar ne ofrimin e sherbimeve te perkujdesit shoqeror dhe sherbimeve ditore per rehabilitimin, rikuperimin dhe ri-integrimin social te femijeve ne rrezik braktisjeje apo te braktisur, ne rrezik apo viktima te trafikimit, ne rrezik apo qe kane braktisur shkollen.

Per realizimin e ketij projekti OJF “Tjeter Vizion” ofron 2 kategori sherbimesh, rezidenciale dhe ditore te cilat jane;

- 1 “Komunitet strehe” per femije 6-14 vjec.

- 2 “Apartament i autonomise se larte” per te rinj (per vajza) 18 vjec +.

- 3 Qender ditore “Magjia” per femije te moshave 6-12 vjec.

 

 

 

Sherbimet Rezidenciale:Komuniteti Strehe” dhe “Apartamentet e autonomise se larte”

Kane funksionuar si struktura rezidenciale ne mbeshtetje te femijeve e familjeve ne nevoje. Duke u pershtatur gjithnje e me mire nevojave dhe kerkesave te perfituesve, stukturat rezidenciale kane vazhduar te ofrojne sherbimet, per te mitur te braktisur ose ne rrezik braktisjeje qe vinin nga familje me probleme te theksuara social-ekonomike, te mitur te trafikuar ose ne rrezik trafikimi.

Ne kuadrin e luftes kunder trafikimit te qenieve njerezore  “Tjeter Vizion” ka qene aktiv dhe ndihmoi ne zbutjen e ketij fenomeni. Projekti i  reabilitimit dhe integrimin social te minoreneve me eksperienca trafikimi dhe parandalimi i ketij fenomeni nepermjet ofrimit te sherbimeve, i mbeshtetur nga  programi i KVKTNj e i financuar nga USAID dhe me mbeshtetjen e partnereve dhe donatoreve strategjik si CEFA, CIES ka siguruar vazhdimesine e ketyre projekteve etj.  

Keto struktura kane ofruar sherbime te rendesishme per 94 perfitues bazuar ne standarte te miratuara nga MPÇS (Ministria e Punes e Çeshtjeve Sociale) dhe SHSSh (Sherbimi Social Shteteror).

Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by C&PR