Shqip   English
 
Lajmet e fundit

» 08/09/21
Trajnimet profesionale, një mundësi në krijimin e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të jetesës për viktimat e trafikimit  me shume »

» 12/04/21
#StopHumanTrafficking #EndHumanTrafficking #unicefalbania #unicefprotects #differentandequal  me shume »

» 24/09/20
ROLI dhe NDIKIMI i ARTEVE, kulturës dhe mediave masive në PËRFSHIRJEN SOCIALE të grupeve të synuara  me shume »

Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org

 Trajnimet profesionale, një mundësi në krijimin e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të jetesës për viktimat e trafikimit

 

 Trajnimet profesionale, një mundësi në krijimin e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të jetesës për viktimat e trafikimit

23 Maj
Arsela, është një vajzë nga qyteti I Elbasanit. Ajo ka ëndrra të mëdha për jetën, është shumë pasionante dhe krijuese. Arsela vjen nga një e shkuar e vështirë. Në moshë shumë të re,rreth 13 vjeç u njoh me një person I cili ishte trafikant qeniesh njerëzore. Ndërkohë ajo ishte dëshmitare e dhunës në familje. Pas shumë përpjekjesh ajo gjeti forcën që tëshkëputej nga ai person dhe me kurajo vendosi të bënte gjithçka që të ndryhshonte jetën e saj.
Ndryshimi filloji kur Arsela u fut në një kurs rrobaqepësie dhe aty mësoi si të qepe, te presë dhe të dizenjojë rroba. Nisur nga dëshira e madhe për të ndryshuar jetesën e saj dhe të familjes, pasi përfundoi kursin mjeshtërisht, ajo kishte dëshirë që të hapte rrobaqepësinë e saj. Organizata Tjeter Vizion, ishte pranë saj gjatë kursit dhe më tej, duke I mundësuar të gjithë bazën materiale me mjetet e nevojshme. Tashmë ajo ka aktivitetin e saj.
Midis të tjerash Arsela thotë:“Unë po realizoj ëndrrat e mija. Dëshira për të lënë pas cfarë kam kaluar, e ka burimin shumë thellë brenda meje. Të gjesh force për të kaluar vështirësitë e jetës është privilegj por të kesh mundësinë të arrish çfarë dëshironë është fat”.

Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by C&PR