Shqip   English
 
Lajmet e fundit

» 08/09/21
Trajnimet profesionale, një mundësi në krijimin e qëndrueshmërisë dhe përmirësimit të jetesës për viktimat e trafikimit  me shume »

» 12/04/21
#StopHumanTrafficking #EndHumanTrafficking #unicefalbania #unicefprotects #differentandequal  me shume »

» 24/09/20
ROLI dhe NDIKIMI i ARTEVE, kulturës dhe mediave masive në PËRFSHIRJEN SOCIALE të grupeve të synuara  me shume »

Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org

  Human Story

 

 Ëndrra ime po realizohet; një histori njerëzore

Eri është një djalë 15-vjeçar i cily shtë banori QendrësTjeter Vizion. Motoja e tij është"Thjesht bëhu vetvetja, bëj gjërat e tua dhe puno shumë". Pavarësisht nga kushtet e tij të jetesës në të kaluarën, rrethanat dhe mosha e tij e re, dëshira e tij e madhe po e ndihmon atë të arrijë ëndrrën e tij.

 

Para se tëvinte në qendër, Eri – i cili vjen nga një familje e divorcuar dhe pambështetjen e duhur nga prindërit - u detyrua të vidhte dhe të braktiste shkollën. Dy vjet më parë, ai erdhi në Qendër, ku iu ofruan një sere shërbimesh për ta ndihmuar atë të bënte një jetë normale. Tani ai është future përsëri në shkollë, në klasën 8. Që kur u kthye në shkollë, Eri ka bërë një përparim të konsiderueshëm, duke marrë përgjegjësi në jetë dhe duke i përmbushur ato me sukses.

 

Tjeter Vizion u shërben fëmijëve në qendër jo vetëm në sigurimin e nevojave të tyre thelbësore, por edhe në identifikimin e talentit të tyre dhe kultivimin e pasioneve të tyre. Eri ka filluar të praktikojë muzikën Rap, duke shkruar dhe regjistruar muzikë. Një ditë ai shpreson të këndojë për një audience më të gjerë. Mbështetur nga Qendra, ai i ka dhënë vetes një emër artistic dhe ka publikuar këngën e tij të parë, ‘Ne nuk do të ndalemi’, të disponueshme në kanalin e tij në YouTube.

 

Eri është shumë afër nënës së tij, burimi i tij i frymëzimit. Kënga e fundit që ai publikoi titullohet ‘Të dua mami’, një dhuratë për nënën e tij nëDitën Ndërkombëtare të Grave. Deri  më tani, Eri ka publikuar nëntë projekte muzikore në kanalin e tijnë YouTube.

 

“Unë jam duke përmbushur një nga ëndrrat e mia më të mëdha, publikimimin e projekteve muzikore. Unë gjithashtu do të doja të falënderoja stafin e QendrësTjetër Vizion, i cili më frymëzoi për të ecur përpara dhe më siguroi pajisjet themelore për të regjistruar, e dituar dhe publikuar projektet e mia ”thotë Eri.

Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by C&PR