Shqip   English
 
Lajmet e fundit

» 23/06/17
Projekti synon promovimin, punësimin dhe integrimin socio-ekonomik te të rinjve - banorë të bashkise se Elbasanit, te cilet kane mangesira ne perfshirjen ne punësim, arsim apo formim profesional, përmes shërbimeve për zhvillimin e aftësive per jeten, shkathtësive dhe vetë-fuqizimit  me shume »

» 23/03/15
" Tjeter Vizion ne kuader te projektit " promovimi i produkteve eko ne zonen cross Border Shqiperi Maqedoni" synon te ofroje nje seri trajnimesh per fermeret e zones se Gjinarit bazuar dhe ne gjetjet dhe rekomandimet e studimit te ndermarre ne kete zone per identifikimin e produkteve me potencial bio dhe te fermereve qe i kultivojne dhe mbledhin ato. Ju lutem gjeni te detajuar informacionin mbi trajnuesit ( ekspertet) ne TOR bashkangjitur" Ju faleminderit  me shume »

» 18/04/14
 me shume »

Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org

  “ Aksioni i te rinjve per ndryshim” Bashkia Elbasan

                                                                     

                                   

 

                                                               Titulli i projektit: “ Aksioni i te rinjve per ndryshim”

Bashkia Elbasan

 

Qellimi  i pergjithshem

Projekti  synon promovimin, punësimin dhe integrimin socio-ekonomik te të rinjve - banorë të bashkise se Elbasanit, te cilet kane mangesira ne perfshirjen ne punësim, arsim apo formim profesional, përmes shërbimeve për zhvillimin e aftësive per jeten, shkathtësive dhe vetë-fuqizimit.

Analiza e Iniciatives

Projekti i propozuar është në perputhje te plotë me kuadrin e politikave kombëtare dhe lokale, që kanë për qëllim të promovojne barazinë gjinore, të drejtat e njeriut për grupet më të rrezikuara, mbrojtje dhe mbështetje për zhvillimin e pakicave, siç përcaktohet në dokumentet dhe strategjitë e zhvilluara nga Ministria e Mirëqenies dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme.

Problemet kryesore që hasen në lidhje me edukimin dhe zhvillimin e aftësive profesionale në Shqipëri, vijnë nga faktorë të ndryshme, ndër to:

1. Aftësitë e fituara përmes trajnimeve profesionale nuk korrespondojnë me ato që kërkohen nga tregu i punës, duke rezultuar në një mungesë të aftësive profesionale në disa sektorë dhe teprica në të tjerë.

2. Bashkëpunimi i dobët midis aktoreve publikë dhe privatë (ministritë, agjencitë, autoritetet lokale, partnerët socialë, OJQ-të, etj) të kufizuara ne aftësi dhe instrumenta të nevojshme në menaxhim dhe programim te situates.

3. Qasja e dobët në informacion  përsa i përket tregut të punës: informacioni i besueshëm dhe i përditësuar mbi tregun e punës nuk është i garantuar, pavarësisht ristrukturimit të fundit të rrjetit të shërbimeve të punësimit në të gjithë territorin kombëtar.

4. Mungesa e mundësive të punësimit për të rinjtë në zonat rurale nënkupton humbjen e produktivitetit dhe rritjen e ekspozimit ndaj punës informale, (për të mbështetur ekonominë e familjes), si dhe në zonat urbane (ku ata janë të punësuar në mënyrë informale në sektorin shërbimeve).

 

Konteksti i nderhyrjes

Projekti do të implementohet në Bashkine Elbasan, Shqipëri.

Projekti  parashikon një strategji ndërhyrje bazuar në pjesëmarrje multi-sektoriale, që kombinon informacionin dhe drejtimin e të rinjve me mbështetje psikosociale, formim profesional dhe punësim me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë dhe forcimin e institucioneve lokale dhe shoqërise civile. Projekti do të veprojë në fushat e mëposhtme:

 

*      Informim dhe orientim për punë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

*      -Mundesi per formim profesional për të përmirësuar përfshirjen ne punës

*      -Zhvillimi i aftësive sociale  për të rritur aftësitë e përfshirjes sociale

*      -Rrjetezim me qendrat rinore ne shkalle rajonale dhe kombetare për pershtatjen e politikave të reja per të rinjte me qellim zhvillimin lokal.

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm

Përmirësimi i kushteve të jetsës për te rinjtë në Bashkinë Elbasan që jetojnë në kushte vulnerabiliteti, duke mbështetur integrimin e tyre të punës dhe përfshirjen sociale.

 

Objektivat specifike

1) Promovimi dhe nxitja e punësimit të të rinjve në Elbasan, përmes formimit profesional dhe start-upin  e bizneseve të vogla individuale.

2) Favorizimi i përfshirjes sociale të të rinjve të Elbasanit, nëpërmjet rritjes së aftësive të tyre personale, ndërpersonale, krijuese dhe sociale.

Perfituesit

Grupi i synuar i projektit janë të rinjtë e papunë në situata të perjashtimit social (Jo te perfshire ne punësim, arsim apo formim profesional),  nga grupet e pakicave dhe gratë e reja në një situatë vulnerabel të cilët banojnë në bashkine e Elbasanit.

 

Përfitues e drejtpërdrejtë do të jenë:

ü  Të paktën 400 të rinj perfitues të shërbimit të informimit dhe orientimit për punësim.

ü  120 pune-kërkues të rinj në kërkim të vendeve të punës që përfitojnë nga keshillimi per punesim  dhe aftësimi profesional.

ü  40 të rinjtë që perfitojne nga  "trajnimet në punë", nepermjet aktivizimit të granteve per stazhe afatgjata prane bizneseve lokale.

ü  6 të rinj të mbeshtetur per start -up  biznes (te vogel)

ü  Së paku 450 të rinj marrin pjesë në aktivitete rekreative te organizuara nga qendra rinore " Riemar"

ü  Së paku 90  të rinj ndjekin aktivitete te teatrit e shprehjes artistike

ü  Rreth 90 përfaqësues publike dhe private marrin pjesë në takimet e rrjetezimit për punësimin e të rinjve.

ü  Rreth 25 përfaqësues të qendrave rinore marrin pjesë në mbledhjet e rrjetit.

 

Përshkrimi i projektit

 

Aktiviteti 1.1 Hapja e sportelit të informacionit dhe orientimit per punesim

Nëpërmjet hapjes së sportelit per informim dhe orientim ne punesim  prane ambienteve te shoqates Tjeter Vizion, do të informohen, orientohen dhe udhezohen te rinjtë në rrugën e kërkimit dhe futjes në punë.

1.Shërbimi i informacionit: Do të sigurojë një bazë të dhënash të përditësuar mbi ofertat e punës dhe formimit profesional. Synohet te arrihet pjesëmarrja e rreth 400 të rinjve te cilet do te orinetohen dhe udhezohen.

2.Shërbimi i orientimit per punësim: ofron shoqërim të personalizuar të përfituesve për të zbuluar aftësitë personale, sociale, profesionale dhe/ose nevojat për formim profesional. Punonjës sociale të kualifikuar do të sigurojnë vlerësimin e aftësive, ndihmë ne shkrimin e CV te tyre, përgatitjen për intervistë pune, informacion mbi legjislacionin aktual në fushën e së drejtës në punës. Synohet të përfshihen rreth 75 të rinj ne zbatimin e ketij aktiviteti. Ky aktivitet do jetë aktiv në muajin e katërt të projektit.

 

 

Aktiviteti 1.2 Trajnimi profesional dhe fuqizimin ekonomik

Aktiviteti  do të fokusohet në qasjen e tregu të punës për të rinjve në situata vulnerabël duke ofruar trajnime profesionale e cila përfshin:

1. Rregjistrimi i rreth 120 të rinjve në kurset profesionale të ofruara nga Tjeter Vizion dhe / ose në Qendrën e Formimit Profesional Elbasanit: guzhine, rrobaqepësi, Anglisht, shkenca kompjuterike (Tjeter Vizion është e njohur dhe licensuar nga Ministria e Punës dhe Ceshtjeve Sociale, si ent i formimit profesional)

2. Dhënia e 60 granteve mbeshtetese për "trajnimin në punë- Internshipeve afatgjata " në bizneset private, në përputhje me nevojat lokale të tregut, aftësitë e përfituesve dhe nevojat të përdoruesve.

Operatorët specializuara (trajner) të Tjeter Vizon shoqërojnë përfituesit në të gjitha fazat e trajnimit dhe futjes në punë. Përveç kësaj,  do të sigurohen për 6 të rinj, të perzgjedhur në bazë të aftesive teknike dhe vlefshmërisë se idesë së biznesit, asistenca e nevojshme teknike për start-up e biznesit dhe / ose forcimin e biznesi ekzistuese (idea e hartimit te planit te biznesi, mbështetje në prodhim, burimet njerëzore, klima e punes, kulturës, aspekte ligjore, administrimi, standardet e cilësisë, tregtisë dhe marketingut on-line), si dhe dhenia e një grant për të mbuluar kostot fillestare të investimit.Aktiviteti do të zbatohet nga muaji i katërt i projektit

 

Aktiviteti 2.1 Krijimi i një hapësirë të përbashkët interaktive

Në kuadër të aktiviteve te organizuara prane "Qendrës Rinore" do të krijohet një hapësirë e përbashkët interaktive për të nxitur potencialin e të rinjve, për të lehtësuar shfaqjen e aftësive të tyre personale dhe sociale në një kontekst informal dhe kuptuar nevojat dhe interesat e tyre reale. Nepermjet ketij aktiviteti synohet qe te udhezohen te rinjte të dallojnë oferten dhe kerkesen e qasjes në arsim dhe kulturë duke perdorur gjeresisht  ambientet e  pasura  me libra ne bibliotekën e qendërs dhe kthimin e saj në  nje Qendrer Multimediale. Ne kete aktivitet do  të përfshihe rreth 450 të rinj.

 

Aktiviteti 2.2 laboratori i shprehjes artistike dhe përfshirjes personale

Në një mjedis me burime te pakta kulturore të tilla si Elbasani, organizimi i aktiviteteve ndërvepruese luan gjithnjë një kuptim të rëndësishëm social që qendra rinore si nje nder hapësirat e vetme kultorore  i ofron socializim dhe argetim te rinjve. Qendra Rinore dhe qëndra ditore Elbasan, si pikë referimi për informim dhe ndërgjegjësim do të organizojnë aktivitete të ndryshme duke përfshirë kurse për dramë nga trajnerë (aktore)  me përvojë. Ne ketë aktivitet do të përfshihen të paktën 90 të rinj qe do te ndiqen në udhëtimin e tyre të fuqizimit personal. Aktiviteti do të zbatohet nga muaji i katërt i projektit

 

Aktivitetet 3.1 Aktivitete ne rrjet për punësimin e të rinjve dhe rolin social

Gjatë implementimit të projektit pritet të realizohen 6 takime tematike në të cilat do të marrin pjesë të paktën 90 përfaqësues publike dhe private. Këto takime do të synojnë në përcaktimin e një "plan veprimi për rritjen e punësimit të rinjve në situatë të përjashtimit social në qytetin e Elbasanit. Më vonë këto instrumenta do të përfshihen në plane  të zhvillimit territorial, ekonomik dhe social.

Takimet tematike do të mbahen çdo katër muaj, gjatë gjithe periudhes se kohëzgjatjes së projektit.

 

Aktivitetet 3.2 Aktivizimi i një rrjeti të qendrave rinore

Në Shqipëri ka disa Qendra Rinore, të tjera funksionojne nën përgjegjesine e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, e cila njeh mundësitë dhe kërkesat si dhe nevojat e të rinjve në terma të mbrojtjes sociale.

Qendra rinore RIEMAR, duke pasur parasysh përvojën e saj të gjatë me te rinjte , është propozuar si një pikë referimi për të krijuar një rrjet kombëtar, duke organizuar një javë takimesh (Workshope) me 25 përfaqësues dhe ose përfitues te qendrave rinore për të ndarë dhe diskutuar përvojat dhe praktikat më të mira në nivel kombëtar. Si një vlerë e shtuar, përfaqësues të Qendrës Rinore "MaTeMù" menaxhuar nga CIES Onlus ne Itali do te marrin pjesë ne keto takime duke sjellë përvojën e tyre. Qëllimi i rrjetit është për të lobuar në nivel lokal dhe kombëtar, në mënyrë që të mbështesë politika  gjithëpërfshirëse për të rinjtë.

Rezultatet e pritshme

RP.1 Rritje e mundësive për formim profesional dhe mbeshtetje per punesim për të rinjtë e përjashtuar nga sistemi arsimor, formimi profesional dhe tregu i punës.

Treguesit kryesorë për këtë janë:

  • Nje sportel i hapur dhe funksional per informacion dhe orientimit për punë
  • Së paku 400 të rinj aksesojne shërbimin e informacionit dhe orientimit për punë.
  • 120 të rinj në kërkim të vendeve të punës, përfitojnë nga cikli i keshillimt per punesim dhe formimi profesional
  • 40 të rinjtë të kenë qasje në "internshipet afatgjata - trajnim në punë",  nepermjet programit te  granteve te vogla.
  • 6 të rinj të mbeshtetur në start up-e dhe/ose zgjerimin e nje mikro- biznesi.

 

RP.2  Forcimi, rritja  personale dhe kulturore për të rinjtë në situata te perjashtimit social.

  • Hapja e nje qendre funksionale multimediale për të rinjtë
  • Së paku 450 të rinj pjesmarres në aktivitete rekreative
  • Së paku 90 të rinj që ndjekin workshopin e artit

 

RP.3 Rrjetezimi i eksperiencave te koordinimit ndër institucional dhe futja e praktikave të mira për përfshirje sociale dhe tregun e punës të të rinjve.

 

Treguesit kryesorë për këtë janë:

  • Rreth 90 përfaqësues publike dhe private marrin pjesë në aktivitetet e rrjetit për mbeshtetjen dhe ofrimin e programeve te ndryshme per  punësimin e të rinjve.
  • Rreth 25 përfaqësues të qendrave rinore  marrin pjesë në takimet e rrjetit dhe koordinojne veprimet mes tyre.
  • Fuqizimi i rrejtit rajonal për përfshirjen sociale dhe profesionale të të rinjve.

 

Partnerët potenciale të përfshirë ne projekt

1) Bashkia Elbasan , partneri kryesor dhe mbeshtetes për realizimin e aktiviteteve të rrjetit dhe ofrimit te  shërbimeve sociale dhe mbeshtetjes per programe te formimit profesional dhe punësimit.

Bashkia e Elbasanit luan nje rol aktiv në zbatimin e projektit në bashkëpunim të ngushtë me TVO dhe CIES, duke ofruar si kontribut në natyrë nje pjese te hapesirave te  Qendrës Rinore.

2) CIES Onlus bashkëpunon me Tjetër Vizion që nga viti 2004, ao do te kryeje  monitorimin e brendshëm të projektit dhe veprimet e rrjetit ndërinstitucional për politikat aktive të  formimit profesional dhe atij te punësimit.

 

Kohezgjatja e projektit

24 muaj ( 05/04/2017- 05/04/2019) 

Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by C&PR