Shqip   English
 
Lajmet e fundit

» 23/06/17
Projekti synon promovimin, punësimin dhe integrimin socio-ekonomik te të rinjve - banorë të bashkise se Elbasanit, te cilet kane mangesira ne perfshirjen ne punësim, arsim apo formim profesional, përmes shërbimeve për zhvillimin e aftësive per jeten, shkathtësive dhe vetë-fuqizimit  me shume »

» 23/03/15
" Tjeter Vizion ne kuader te projektit " promovimi i produkteve eko ne zonen cross Border Shqiperi Maqedoni" synon te ofroje nje seri trajnimesh per fermeret e zones se Gjinarit bazuar dhe ne gjetjet dhe rekomandimet e studimit te ndermarre ne kete zone per identifikimin e produkteve me potencial bio dhe te fermereve qe i kultivojne dhe mbledhin ato. Ju lutem gjeni te detajuar informacionin mbi trajnuesit ( ekspertet) ne TOR bashkangjitur" Ju faleminderit  me shume »

» 18/04/14
 me shume »

Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org

 Permiresimi i identifikimit; referimit dhe mbrojtjes se viktimave te trafikimit nepermjet aktiviteteve te Njesise Levizese.





 

 


 

 

 

 

Titulli i projektit: Permiresimi i identifikimit; referimit dhe mbrojtjes se viktimave te trafikimit nepermjet aktiviteteve te Njesise Levizese.

 

Kjo projekt u përgjigjet interesimeve për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të theksuara në raportin TIP 2013. 1 Përmirësimi i identifikimit nga të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces është një interesim që buron dhe bazohet në nevojën për të forcuar dhe për të bërë më funksional sistemin e identifikimit dhe referimit për viktimat e trafikimit (VOT-Victims of Trafficking) në nevojat që ata kanë për mbrojtje dhe përkujdesje.

 

Projekti do të implementohet së bashku me Shoqatën Tjeter Vizion; Qendrën Psiko Sociale “Vatra”; Organizatën të Ndryshëm por të Barabartë, projekt që do të mbulojë 3 rajone të Shqipërisë përkatësisht: Elbasanin; Vlorën; dhe Tiranën. Në këtë ndërhyrje Shoqata Tjetër Vizion do të luajë rolin e koordinatorit dhe do të raportojë për rezultatet e projektit.

 

Tre NGO do të bashkëpunojnë fuqishëm me një sërë palësh të interesuara në vend. Në veçanti, ata do të punojnë me anëtarët shtetërorë dhe jo-shtetërore të Mekanizmit Kombëtar të Referimit (NRM - National Referral Mechanism) në nivel lokal, si dhe me Komitetin Anti-Trafik Rajonal (RATC - Regional Anti trafficking committee) për të reaguar ndaj nevojave të rasteve të identifikuara. Përmes aktivitetit të Njësive të Lëvizshme (MU-Mobile Units), dhe raporteve do të rritet presioni i shoqërisë civile mbi institucionet shtetërore lidhur me identifikimin e viktimave të trafikut. Financimi mund t’i shkojë në mënyrë të drejtpërdrejtë NCATS (Koalicionit Kombëtar të Strehimit Anti-Trafik).

 

 

Qëllimi i Projektit: Të sigurojë një vazhdimësi të konceptit të Ekipeve të Lëvizshëm të mbështetur nga NGO/ASP dhe MOU deri në Tetor 2014 ndërsa kërkohet një asistencë më permanente.

 

Objektivi specifik 1- Të mbështesë vazhdimin e Ekipeve ekzistues, për të rritur mundësitë e kontaktit direkt me individët e trafikuar dhe të lehtësojë marrjen e shërbimeve në dispozicion të tyre.

 

Objektivi specifik 2- Forcimi i kapaciteteve të palëve të interesuar në vend siç janë, anëtarët e grupeve multidisiplinarë dhe operatorët socialë shtetërorë në 3 rajonet për t’ju përgjigjur në mënyrë efikase kontakteve, identifikimit dhe asistencës të TIP-ve.

Objektivi specifik 3 – Forcimi i lidhjeve midis RATC të rajoneve të Elbasanit- Tiranës dhe Vlorës, organizatat e Njësive të Lëvizshme dhe palët e tjera të interesuara, me qëllim rritjen e raportimit mbi trafikimin, marrjen e masave mbrojtëse, dhënien e asistencës dhe ri-integrimin e Viktimave të Trafikimit apo Viktimave të Mundshme të Trafikimit.

 

Aktivitetet

Aktiviteti 1: Takim me RATC dhe ASP-të e Tiranës; Elbasanit; Vlorës për të prezantuar vazhdimin dhe zgjerimin e përvojës së Njësive të Lëvizshme.

 

Aktiviteti 2. Aktiviteti i Njësive të Lëvizshme në Elbasan; Vlorë, Tiranë

 

Aktiviteti 3: Trajnimi i operatorëve socialë shtetërorë dhe anëtarëve të tjerë të grupit multidisiplinar për t’ju përgjigjur në mënyrë efikase kontakteve, identifikimit dhe asistencës së TIP (Trafficking in Person).

  

Aktiviteti 4: Këmbimi i informacionit dhe orientimi për Njësitë e Lëvizshme

 

 

Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by C&PR