AL |  EN
  Home | Biznese Prodhimi | Biznese Sherbimi | Hotele & Restorante
     
 Rrjeti i ndermarrjeve te Elbasanit 1
   

Rrjeti i ndermarrjeve te Elbasanit eshte nje iniciative e re qe Tjeter Vizion eshte duke zbatuar ne kuader te projektit “Zhvillimi lokal ne Elbasan: duke mbeshtetur sherbimet sociale per integrimin e grave dhe te rinjve ne veshtiresi ne jeten sociale dhe tregun e punes”, bashkefinancuar nga Bashkimi Europian.

Ndertimi i ketij rrjeti ka si qellim bashkimin e ndermarrjeve me te rendesishme te territorit te Elbasanit, per te ndertuar nje seri aleancash dhe bashkepunimesh duke krijuar mundesi te reja per dhenien e kurseve profesionale dhe te ndihmoje grate dhe te rinjte ne nevoje per gjetjen e mundesive te punesimit. Ne fakt, ne mendojme se sektori privat mund te luaje nje rol te rendesishem dhe strategjik ne luften kunder varferise dhe perjashtimit shoqeror, sebashku me institucionet lokale dhe shoqerine civile. 

Si pasoje, sebashku me nje numer te vogel ndermarrjesh, shoqata Tjeter Vizion eshte duke organizuar kurse trajnimi ne fusha te tilla si: mekanike per makina, saldim, elektroaut, kuzhine, rrobaqepesi, parukeri, etj per te rinjte dhe grate ne nevoje. Deri tani, rreth pesembedhjete ndermarrje jane bashkuar ne kete Rrjet dhe jane perfshire ne aktivitetet e tij!

Per momentin, objektivi kryesore te cilin ne duam te arrijme eshte t’a perhapim kete iniciative sa me shume te jete e mundur. Nepermjet krijimit te kesaj faqeje interneti, ne duam te ndertojme nje mjet per t’i dhene me shume vizibilitet ndermarrjeve te perfshira ne zbatimin e programeve shoqerore per grate dhe te rinjte ne veshtiresi.

Kjo eshte ne menyre te dukshme nje “hapesire e lire”!, keshtu ne do te ishim te kenaqur te mirepresim te gjithe ata qe kane deshire te bashkepunojne me ne ne ndertimin e strategjive te reja per t’a sjelle shoqerine tone me prane personave ne nevoje, ne menyre te vecante grate dhe te rinjte.

Per informacione te metejshme rreth ketij Rrjeti, ju lutem kontaktoni zyrat qendrore te Tjeter Vizion ne Elbasan.


Tel: +355 (0) 54 529 19
Fax: +355 (0) 54 529 19
E-mail: info@tjetervizion.org
Kjo faqe u realizua me kontributin e Bashkimit Europian. Përmbajtja e kësaj faqeje eshte përgjegjësi vetem e organizatës zbatuese 'Tjetër Vizion', dhe nuk duhet te merret si reflektim i pikëpamjeve të Bashkimit Europian.
© 2008 TjeterVizion | Powered by CPR